Shelby GT i veçantë rikthehet me më shumë fuqi, performancë dhe ‘styling’

Auto

Shelby GT i veçantë rikthehet me më shumë fuqi, performancë dhe ‘styling’

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 07:49
Shelby GT

Për vitin 2019 është përgatitur edhe një Ford Mustang i veçantë, i quajtur Shelby GT. Ky model do të prezantohet në ngjarjen “Woodward Dream Cruise” e cila do të mbahet në Detroit, SHBA.

Ashtu edhe siç mund të pritet, nën kofanon e këtij Shelby GT gjendet motori 5.0-litër V8 me kapacitet prej 480 kuajfuqi (20 kuajfuqi më shumë se Mustang GT). Po ashtu, ky model i veçantë vjen edhe me sistemin Borla të shkarkimit të gazrave, amortizatorët sportiv Ford Performance, pamje ‘agresive’ (mbrojtësit e rinj, pragjet, spoiler i pasmë...), si dhe interier me tepihët e rinj dhe etiketat e veçantë.

Shelby ka përgatitur paketën “GT-H” (shkronja ‘H’ nënkupton “Heritage”, e cila ndër të tjera përfshinë shiritat për gara nga ari, si dhe amortizatorët Ford Performance. Ky model ofrohet vetëm me eksterier me ngjyrë të bardhë ose të zezë, ndërsa më vonë do të jetë në dispozicion edhe paketa “Ford Performance Supercharger”.

Versioni bazik i Shelby GT në SHBA kushton 61,345 dollarë, ndërsa me paketën “Heritage” kushton 66,345 dollarë. Këto çmime janë për versionin Coupe me marshin manual, por në dispozicion është edhe versioni Cobra si dhe marshi automatik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat