Capristo ofron paketën e re nga fibra të karbonit për Audi RS5 Coupe

Auto

Capristo ofron paketën e re nga fibra të karbonit për Audi RS5 Coupe

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 10:52
Audi RS5 Coupe

Capristo është kompania e njohur për sistemet e shkarkimeve të gazrave, por në ofertën e saj tani është paketa për aerodinamikën e modelit RS5 në version Coupe të Audit.

Elementet e aerodinamikës janë të ndërtuar nga fibra të karbonit, ku ndër të tjera përfshijnë spoiler të përparmë, set pragjesh, difuzer të pasmë dhe spoiler mbi bagazh.

Gjithashtu, ky Audi RS5 Coupe vjen edhe me kofanon “Capristo” (po ashtu nga fibra të karbonit), amortizatorët sportiv si dhe set të rrotave 21-inç.

Në këtë njoftim, nuk thuhet se është përforcuar motori i tij 2.9-litër Twin-Turbo V6 i cili fabrikisht është me kapacitet prej 450 kuajfuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat