Rolls-Royce i prodhuar para 92 viteve shitet për 600 mijë funte, brenda tij nuk mungon asgjë

Auto

Rolls-Royce i prodhuar para 92 viteve shitet për 600 mijë funte, brenda tij nuk mungon asgjë

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 06:41
Rolls-Royce

Një nga modelet më të mira të Rolls-Royce që asokohe kur është prodhuar konsiderohej si një pallat në rrota, pritet të shitet në ankand për një çmim marramendës – 700 mijë funte.

Bëhet fjalë për modelin Phantom I i prodhuar në vitin 1926 që e kishte blerë drejtori financiar i kompanisë Woolworth, Clarence Gasque, si dhuratë për gruan e tij Maude.

Brenda kësaj veture nuk mungon pothuajse asgjë, duke filluar nga karriget luksoze, banaku me pije alkoolike, tepihu dhe enterieri i mbuluar nga druri i shtrenjtë.

Duke marrë parasysh se ishte prodhuar para më shumë se 90 viteve, kjo veturë edhe sot konsiderohet si njëra nga veturat më luksoze, duke dëshmuar edhe njëherë se britanikët kanë inxhinierinë e zhvilluar.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotografitë e publikuara më poshtë që tregojnë elegancën, luksin si dhe komoditetin që e ofron kjo veturë.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat