Rolls-Royce tash e tutje edhe me bitcoin

Auto

Rolls-Royce tash e tutje edhe me bitcoin

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 21:27
Rolls-Royce

Firma Post Ouk Motors nga Hjustoni i Teksasit nuk është shitësi i parë i automobilave që mundëson blerjen me valuta digjitale, por i pari që do të shesë me bitcoin automobilat Rolls-Royce.

Sipas kursit të 6 shtatorit, Rolls-Royce, i cili ka çmimin prej 350.000 dollarësh do të mund të blihet për 55 bitcoin.

Më parë këtë vit, McLaren nga Kalifornia gjithashtu ofroi modele të tilla si Bugatti Chiron dhe Pagani Huayra me bitcoin.

Ata që vendosin të blejnë një Rolls-Royce të ri me bitcoin duhet të nxitojnë pasi vlera e kësaj valute digjitale ka rënë dhe brenda pak ditësh është zhvleftësuar gati 1,000 dollarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat