McLaren 100 km në orë për dy sekonda

Auto

McLaren 100 km në orë për dy sekonda

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 17:29
McLaren Speedtail

Spekulohet se McLaren Speedtail mund të arrijë 100 kilometra në orë për vetëm dy sekonda.

Ky model është pasues shpirtëror i F1 legjendar dhe është "Hyper-GT" i parë në botë.

Sipas SupercarBlogreports, Speedtail është më i shpejtë për 0,5 sekonda se sa Bugatti Chiron. 

Vetura ka motor të avancuar twin-turbo 4.0 V8, i cili ndodhet në  McLaren 720S, dhe përveç tij Speedtail do të ketë të paktën një elektromotor si ndihmës. 

Fuqia e përgjithshme e këtij sistemi hibrid ende nuk dihet, por pritet të jetë gjithsesi më shumë se 1.000 kuaj fuqi. 

Premiera zyrtare e McLaren Speedtail është paralajmëruar për 12 tetor dhe prodhuesi britanik do të prodhojë vetëm 106 njësi.

Automobili ka çmim prej rreth 2 milionë dollarësh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat