Mercedes-AMG S63 me fuqinë e njëjtë si Project One - Bota Sot
Mercedes-AMG S63 me fuqinë e njëjtë si Project One

Auto

E martë, 23 tetor 2018

Mercedes-AMG S63 me fuqinë e njëjtë si Project One

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 08:26
Mercedes-AMG S63

Ky mund të jetë edhe sedani me tavan të hapur me katër ulëse, më i fuqishmi ndonjëherë

Duke pasur parasysh se me 4.0-litra V8 që prodhon 603 kuajfuqi, ky ‘kabriolet’ nuk mund të bëhet më e shpejtë. Posaidon nuk është pajuar me këtë, për ta modifikuar që të kthehet në makinën me tavan të hapur, më të shpejtën ndonjëherë.

Modifikuesi gjerman ia ka ndryshuar motorin, duke i vendosu një me 6.3-litra, ndërsa shumica e pajisjeve nën kapak i janë zëvendësuar me pjesë më të lehta dhe të kapaciteteve më të madha.

Të pakënaqur me sistemin e aerodinamikës dhe filterët e ajrit, modifikuesit u kujdesën të vendosin të reja dhe më efektive. Që të përballet me fuqinë nën kapak, u desh t’i ndërrohej sistemi dhe tani ka ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive.

Si rezultat i këtyre, tani është një S^# me tavan të hapur, që i zë katër persona, ndërsa ka fuqinë e hiper-makinës Project One. Me 1,005 kuajfuqi, ky Mercedes-AMG S63 i modifikuar, mund të kalojë prej zeros deri në 100 kilometra në orë për 2.9-sekonda.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test