Porsche 911 shfaqet për herë të parë me tavanin e hapur - Bota Sot
Porsche 911 shfaqet për herë të parë me tavanin e hapur

Auto

E martë, 16 tetor 2018

Porsche 911 shfaqet për herë të parë me tavanin e hapur

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 13:26
Porsche 911

Është parë edhe herëve të tjera, por kjo është hera parë që e ka pasur tavanin hapur

Kaloi kohë mjaft e gjatë, që kur nuk kemi pasur ndonjë lajm prej gjeneratës së re të 911.

Me përfundimin e verës, kjo Porsche është nxjerrë për një testim në rrugë, me pjesën e sipërme tërësisht të zbuluar.

Për herë të parë, Porsche 911 Turbo Cabriolet është parë teksa bënte xhiro në Nurburgring të Gjermanisë, me një shtresë të butë në pjesën e sipërme.

Kjo la të kuptohet se kemi të bëjmë me një makinë me tavan të hapur, ndërsa prodhuesi gjerman ishte i menjëhershëm ta bënte konfirmimin.

Me këtë rast, na jepet mundësia të shohim pjesërisht edhe pjesën e bredshme të kësaj makine me 600 kuajfuqi. Sipas të gjitha gjasave, kjo Porsche do të prezantohet në Frankfurt Motor Show gjatë vitit që vjen. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test