Cadillac mund të jetë duke punuar në një crossover me tri radhë ulësesh - Bota Sot
Cadillac mund të jetë duke punuar në një crossover me tri radhë ulësesh

Auto

E shtunë, 20 tetor 2018

Cadillac mund të jetë duke punuar në një crossover me tri radhë ulësesh

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 06:59
Cadillac

Mungon konfirmimi, por burime të besueshme e konsiderojnë ardhjen e crossoverit gjigant gjatë vitit që vjen

Pas punës së madhe me XT4 që është duke ecur mirë në treg, Cadillac duket i kënaqur dhe do të vazhdojë të punojë në ketë aspekt.

Më keq nuk ka mbetur as XT5, por ka një hapësirë të madhe mes këtij crossoveri dhe Escalade me madhësi të plotë.

Së fundmi, është bërë e ditur se Cadillac është duke punuar në një crossover të ri me tri radhë ulësesh, që do të jetë kombinim i XT5 dhe Escalade.

Megjithëse ende nuk është materializuar asgjë, ka mundësi që ta shohim këtë makinë në fillim të vitit që vjen.

Raportohet se Cadillac i ka regjistruar emrat XT2 dhe XT8, ndërsa pritet të lansojë nga një veturë për çdo gjashtë muaj deri më 2021.

Brendi po punon që t’i zëvendësojë ATS dhe CTS, me CT4 dhe CT5, por ende nuk është duke e dhënë lajmin e madh për ndonjë makinë.

Presidenti i Cadillac, Steve Carlisle ka bërë të ditur se një makinën e rëndësishme do të lansohet në Detroit Auto Show, që zhvillohet në janarin e vitit 2019, ndërsa besohet se mund të jetë pikërisht ky crossover, që thuhet se mund të quhet XT6.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test