Pamjet e para të BMW X6 M, që do t’i ketë 600 kaujfuqi

Auto

Pamjet e para të BMW X6 M, që do t’i ketë 600 kaujfuqi

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 08:33
BMW X6 M

Modeli X6 M pritet ta ketë motorin e M5 turbo-dysh V8

Pasi spiunët e kapën në lëvizje modelin X6, ishte vetëm çështje kohe kur do të shihet edhe makina SUV që ka marrë tretmanin e M Performance.

Tashmë, i kemi edhe pamjet e X6 M, që ka marrë shumë tipare prej paraardhësit.

Megjithëse me shtresë të rëndë kamuflazhi, duket se ka pamje shumë më të mirë se gjenerata e mëparshme, shkaku i rrafshimit të tavanit, disa formësime në trup dhe grillin e ri që shkon shumë në këtë SUV. Ka disa dallime që e bëjnë X6 M të duket shumë më agresiv, si pjesët për marrjen e sasive më të mëdha të ajrit, si dhe sistemin më të madh për nxjerrjen e gazrave.

Sikur X6 ashtu edhe X6 M, do ta kenë motorin e M5 me 4.4-litra turbo-dyshe V8. Pasi ky motor prodhon 617 kuajfuqi, pritet që njësi të njëjtë të prodhojë edhe BMW X6 M.

Ky model, nuk është i vetmi SUV nga BMW, pasi në LA Motor Show që zhvillohet gjatë nëntorit, pritet t’i shohim edhe X3 M dhe X4 M. Versionin M të X6, pritet ta shohim më 2019, ndërsa nuk do të lansohet para 2020.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat