Toyota me model të ri Celica ose MR2

Auto

Toyota me model të ri Celica ose MR2

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 12:26
Toyota

Në të ardhmen Toyota Suprës së re mund t’i bashkëngjitet edhe Celica ose MR 2 i ri, ka bërë të ditur kohë më parë njëri nga inxhinierët kryesorë në projektin e Suprës së re, Masajuki Kai, shkruan Road and Track.

“Dëshirojmë të kthejmë prapë Celica dhe MR2”, ka thënë Kai për media me rastin e testimit të Toyota Supra.

Ai me këtë rast ka shpjeguar se vendimit që të sillet fillimisht model Supra është marrë në bazë të shqyrtimeve të tregut, pasi është konfirmuar se kërkesat më të mëdha janë për një veturë të tillë.

“Tash kur Supra është e gatshme për prodhim, hapet mundësia që të rikthejmë modelet Celica dhe MR2”, tha Kai.

Pavarësisht kësaj, ende asgjë nuk është vendosur përfundimisht, por ai ka bërë të ditur se Celica e ardhme mund të ketë motor në të katër boshtet. Nga ana tjetër, MR2 do të mbajë konfigurimin e dikurshëm me motor të pasmë.

Megjithatë, Toyoya ka nevojë të kryejë studime mbi modelet e reja sportive, për të parë nëse prodhimi i tyre do të shpaguhet në treg.

Kai përkujton se modelet sportive prodhohen në sasi të vogla dhe vetëm pak komponentë ndahen me automjetet për udhëtarë nga prodhimi masiv.

Modelet Celica dhe MR ishin ndalur së prodhuari kah mesi i viteve 2000. Celica, e vila ishte e popullarizuar në mesin e blerësve, është prodhuar fillimisht në vitet 70’ta, ndërsa MR2 nga mesi i viteve tetëdhjetë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat