Rrjedhë patenta e karavanit BMW 3 Series - Bota Sot
Rrjedhë patenta e karavanit BMW 3 Series

Auto

E shtunë, 17 nëntor 2018

Rrjedhë patenta e karavanit BMW 3 Series

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 14:28
BMW 3 Series

Javën e kaluar është prezantuar BMW 3 Series tërësisht i ri në Paris Motor Show 2018.

Sedani që lansohet më 2019 ka forma shumë më të ngushta, por BMW ka rezervuar një version tjetër për një pasardhës të tij.

Pamjet e 3 Series tashmë i kemi parë, por një patentë e rrjedhur tregon si duket dhe disa detaje që do t’i ketë karavani 3 Series, që pritet të arrojë gjatë pranverës së vitit 2020.

Për dallim prej modelit bazë, karavani është shumë më i gjatë, anësoret dhe tavanin i ka shumë të rrafshëta dhe kapakun më të gjerë. Të njëjta i ka dritat LED, si dhe grillin e ndarë në dy pjesë.

Në përgjithësi, karavani BMW 3 Series është shumë më sportiv dhe i mprehtë në të njëjtën kohë, ndërsa është një pasardhës shumë më i gjerë.

Brenda pritet ta ketë një ekran të ndjeshëm në prekje me 8.8-inch, si dhe pjesë tjera të avancuara teknologjike

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test