Porsche 911 GT3 super sportiv spiunohet gjatë testimit

Auto

Porsche 911 GT3 super sportiv spiunohet gjatë testimit

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:21
Porsche 911 GT3

Porsche 911 i ri shumë shpejt pritet të lansohet, e me shumë gjasa në panairin e veturave në Los Angeles, i cili mbahet në nëntor, e i cili tashmë është fotografuar duke u testuar në rrugë.

Porsche i spiunuar në rrugë është 992 i ri i gjeneratës 911 super sportive GT3.

Kjo veturë ka të njëjtat drita LED nga para e pas me modelin paraprak, por ato sigurisht do të ndryshojnë para lansimit të tij.

Më shumë nuk dihet për këtë veturë pasi është shumë mirë i kamufluar.

As motori i tij nuk dihet zyrtarisht, por pritet të jetë 4.0 litërsh i përditësuar që prodhon mbi 493 kuajfuqi, sikurse në GT3 e tanishëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat