Fluturimi më i gjatë në botë përfundon me sukses

Auto

Fluturimi më i gjatë në botë përfundon me sukses

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 00:13
Ilustrim

Një avion i linjës ajrore të Singaporit ka kryer me sukses fluturimin më të gjatë në botë, duke u ulur në aeroportin ndërkombëtar të Nju Jorkut pas një udhëtimi që ka zgjatur thuajse 18 orë, pa asnjë ndërprerje.

Avioni që mori përsipër të bënte fluturimin më të gjatë në botë duke u nisur nga Singapori është ulur në Nju Jork, duke e kompletuar misionin.

Linja ajrore e vendit aziatik ka rifilluar kështu shërbimin e udhëtimeve pa ndërprerje, që ishte pezulluar 5 vjet më parë për shkak të çmimeve të larta.

Fluturimi ka zgjatur 17 orë e 52 minuta, duke përshkuar 15 mijë kilometra rrugë dhe në bord mbante 167 persona, 17 prej të cilëve anëtarë të ekuipazhit. Një prej pasagjerëve ka deklaruar se koha kaloi shpejt dhe pa probleme.

Përurimi i fluturimit nga aeroporti Çangi drejt aeroportit në Nju Jork shkaktoi jo pak polemika.

Por linja ajrore e Singaporit deklaroi se vendimi për të riaktivizuar shërbimin ishte marrë për shkak të rritjes së kërkesës për udhëtime pa ndërprerje, që pavarësisht se të gjata shmangin ndalesat për ndërrimin e avionëve.

Në prag të fluturimit, kompania bëri të ditur për BBC se sediljet e biznes klasit ishin prenotuar të gjitha, ndërsa fare pak vende të lira kishin mbetur në klasin ekonomik.

Gjatë udhëtimit, pasagjerët e klasit të parë mund të konsumojnë dy vakte në kohën e dëshiruar dhe disa pije herë pas here.

Gjithashtu, atyre u ofrohet edhe një krevat për të fjetur. Ndërsa në klasin ekonomik, vaktet shpërndahen në orare të caktuara. Më herët gjatë vitit, kompania “Kantas” nisi shërbimin e udhëtimeve “non stop” nga qyteti i Perthit, në Australi, për në Londër, që zgjat 17 orë.

Gjithashtu, Katari ka edhe një linjë direkte nga Doha në Okland që zgjat gjysmë ore më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat