McLaren më i shpejtë në histori debuton më 26 tetor

Auto

McLaren më i shpejtë në histori debuton më 26 tetor

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 12:48
McLaren

Dhjetë ditë para premierës së Speedtail, McLaren lëshoi detaje të reja për këtë makinë.

Ka gati dy vjet që prodhuesi britanik njoftoi një projekt që mban emrin e markës BP23. Entuziastët e makinave supersport prisnin me durim gjatë gjithë kësaj kohe për të parë modelin që McLaren pretendon të jetë makina më e shpejtë në historinë e kompanisë.

Pritja do të përfundojë më 26 tetor, kur do të jetë premiera e McLaren Speedtail. Atë ditë ne do të zbulojmë se si duket kjo makinë dhe të marrim informacion për performancën e saj.

Speedtail është konceptuar si një model "hiper GT", i cili kombinon shpejtësinë dhe komforin e ngasjes. Është njoftuar se kjo makinë do të jetë në gjendje të arrijë shpejtësi mbi 390 km/h.

Ngjashëm me F1, vetëm 106 McLaren Speedtail do të bëhen dhe të gjithë thuhet se tashmë janë shitur para premierës zyrtare me një çmim prej rreth 2 milionë euro për kopje.

McLaren njoftoi se secila prej 106 veturave do të personalizohet sipas kërkesës së klientit në Departamentin e Operacioneve Speciale, kështu që praktikisht nuk do të ketë dy vetura plotësisht identike në botë. Speedtail do të mundësohet nga një motor twin-turbo 4.0 V8, i cili është në McLaren 720S, dhe makina do të ketë të paktën një motor elektrik ndihmës. Fuqia e përgjithshme e këtij sistemi shtytës hibrid nuk dihet, por njoftohet se do të arrijë mbi 1,000 kuaj fuqi.

Vetura do të jetë në gjendje të përshpejtojë nga 0-100 km në orë për 2 sekonda, që është për 0.5 sekonda më i shpejtë se Bugatti Chiron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat