Aston Martin sfidon modelet gjermane me një Vantage të ri - Bota Sot
Aston Martin sfidon modelet gjermane me një Vantage të ri

Auto

E shtunë, 17 nëntor 2018

Aston Martin sfidon modelet gjermane me një Vantage të ri

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 14:39
Aston Martin

Në mënyrë që të tregojë anën sportive të kompanisë, Aston Martin do të merr pjesë në garën DTM, për të rivalizuar me modelet gjermane nga Audi dhe BMW.

Konfirmimi bën të ditur, se prodhuesi britanik do t’i bashkohet garës gjatë vitit që vjen, me bashkëpunimin që bëri me kompaninë zvicerane R-Motorsport. Pjesëmarrja është pritur mirë nga entuziastët, ndërsa konsiderohet se do të mbushë hapësirën e lënë bosh, që nga largimi i Mercedesit.

Megjithëse nuk e ka bërë të ditur asnjë detaj, se me çfarë makine do të garojë, apo kënd e ka shënjestër, të rejat janë mësuar prej organizatorit. Zyrtarët organizativ të DTM, kanë bërë të ditur se Aston Martin do të garojë me një Vantage të ri.

Në anën tjetër, ai Audi ashtu edhe BMW janë shprehur të kënaqur, që në garë i bashkohet një emër i madh si Aston Martin, duke e bërë garën edhe më madhështore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test