Nissan GT-R i ri do të jetë elektrik - Bota Sot
Nissan GT-R i ri do të jetë elektrik

Auto

E shtunë, 17 nëntor 2018

Nissan GT-R i ri do të jetë elektrik

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 20:01
Nissan GT-R

Gjenerata e re e modelit të njohur sportiv Nissan GT-R dhe pasardhësit të tij 370Z mund të elektrifikohen.

Një nga drejtuesit e marketingut të Nissan, Jean-Pierre Diernaz, u tha mediave britanike se prodhuesi japonez planifikon të elektrifikojë rreth 40% të makinave në tregun evropian deri në vitin 2022, 

Përveç modeleve popullore SUV Qashqai dhe X-Trail, modelet sportive  mund të përfshihen në këtë elektrifikim.

"Nuk e shoh elektrifikimin dhe makinat sportive si teknologji të kundërta, por ndoshta është e kundërta, se makinat sportive mund të përfitojnë nga elektrifikimi. Motorët dhe bateria janë më të lehta për t'u transferuar nga një platformë në tjetrën, nga një segment në tjetrin se sa motori standard me djegie të brendshme", shpjegoi Diernaz.

Ai nuk dha më tepër detaje për tandemin sportiv, gjeneratat aktuale të të cilit në treg janë për më gjatë se dhjetë vjet, por theksoi se do t’i qëndrojnë besnikë ADN-së origjinale.

Nissan po bashkëpunon me Mercedesin rreth pasardhësit të 370Z, i cili pritet të vijë në variantet turbo-mbushës 2.0 litra dhe 3.0 litra.

"Megjithatë, GT-R dhe 370Z nuk do të ndikohen nga Mercedes-AMG, GT-R është GT-R. Ky është Nissan. Duhet të mbetet kryesisht Nissan", tha Diernaz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test