Golf nuk është më në mesin e 10 veturave më të shitura në Evropë

Auto

Golf nuk është më në mesin e 10 veturave më të shitura në Evropë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 13:02
Golf

Standardet e reja për testimin e gazit dhe konsumit (WLTP) kanë ndikuar në rënien e shitjeve në Evropë dhe kanë sjellë ndryshime të mëdha në "garën" e modeleve më të njohura në "Kontinentin e Vjetër".

WLTP  goditi veçanërisht Grupin Volkswagen, kështu që lideri i ‘përhershëm’ Golf u hodh nga froni, të paktën në shtator.

Për më tepër, Golf muajin e kaluar nuk ishte ndër dhjetë modelet më të shitura, me 14,968 njësi dhe një rënie në shitje prej 71% ra në vendin 13.

Në vendin e parë në shitje është BMW 1 Series, pasuar nga Shkoda Octavia, Peugeot 3008,  Polo, Fiat 500, Citroen C3 dhe Mercedes A-Class.

Pesë vendet e para mbahen nga segmenti i makinave B - Peugeot 208, Toyota Yaris, Renault Clio, Ford Fiesta dhe modeli më i shitur i muajit Opel Corsa, transmeton KosovaPress.

Opel, si markë, regjistroi rezultatin më të mirë, para Ford, BMW, Mercedes dhe Volkswagen.

Përveç Golfit, humbësit më të mëdhenj mes modeleve janë edhe VW Tiguan, Nissan Qashqai, Audi A3 dhe Audi A4.

Sa i përket markave që pësuan humbje, prin VW, pasuar nga Renault-Nissan, FCA, Suzuki dhe Honda.

"Fituesit" e kalimit në protokollin WLTP janë modelet e Hyundai Kona, Corsa, Opel Grandland, Fiesta dhe modeli më i fundit i VW T-Roc. Sa i përket prodhuesve, më së miri kaluan Daimler, Toyota, Hyundai-Kia, BMW dhe PSA.

Sa i përket klasës së makinave, modelet e SUV kishin pjesën më të madhe të tregut me benzinë 58%, ndërsa naftë ra nga 42 në 33%.

Në shtator, shumica e makinave u shitën në Britani të Madhe 338,834, ndërsa "gjashtë shifrat" kishin vetëm gjermanët (200,133), francezët (148,279) dhe italianët (125,319).

Sa i përket vendeve në rajon, ndërsa vetëm vendet e Bashkimit Evropian janë marrë parasysh, në Kroaci janë shitur 2,894 makina të reja, një numër i ngjashëm është në Rumani (2,730), ndërsa Sllovenia është më mirë - 4,893.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat