Njihuni me Mustangun gjysmëshekullor që do ta dëshironin të gjithë

Auto

Njihuni me Mustangun gjysmëshekullor që do ta dëshironin të gjithë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 08:09
Ford Mustang Boss 429

Modeli në fotografi, Ford Mustang Boss 429 i vitit 1969, është pjesë e firmës Classic Recreations nga Oklahoma, SHBA. Ky model është prezantuar në panairin e veturave të modifikuara SEMA në Las Vegas.

Classic Recreations Mustang Boss 429 vëmendje të veçantë tërheqë me eksterierin me ngjyrë të zezë “Vengeance”, rrotat “American Racing” prej 18-inç dhe gomat “Michelin Pilot Sport”, timonin nga alumini, si dhe instrument-tabelën e re. Po ashtu, ky Mustang tani e arrin shpejtësinë maksimale deri në 322 kilometra për orë.

Gjithashtu, Classic Recreations këtë Mustang gjysmëshkekullor e ka përforcuar në 815 kuajfuqi.

Sa i përket çmimit, ky Ford Mustang Boss 429 i vitit 1969 kushton 209,000 dollarë amerikan.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat