Nissan shënoi Rekord Ginisi në Dubai, për ‘vallëzimin’ e 180 makinave në formën e fajkoit

Auto

Nissan shënoi Rekord Ginisi në Dubai, për ‘vallëzimin’ e 180 makinave në formën e fajkoit

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 08:10
Nissan

Makinat e prodhuesit japonez Nissan, që njihen për fuqi, komoditet e shpejtësi, kanë arritur rekorde të ndryshme si shpejtësie, ashtu edhe qëndrueshmëri. Për faktin që janë shumë të pëlqyeshme, kanë arritur edhe rekorde të ndryshme në shitje.

Kësaj radhe, kemi një situatë tjetër dhe nuk ka të bëjë me ndonjë sfidë në terren të vështirë, apo arritje shpejtësie në Nurburgring të Gjermanisë.

Janë 180 makina SUV nga Nissan, që kanë ‘vallëzuar’ në formën e fajtoi, nëpër shkretëtirë. Pasi gjithçka të jetë përgatitur mirë, makinat lëvizën në trajektoret e tyre, në atë që e bëjnë notarët e sinkronizuar.

Por, këtë disiplinë që e shohim në olimpiadë, përfshinë kapela gome dhe syze për mbrojtje, ndërsa ajo çfarë bëri Nissan është edhe më e mrekullueshme dhe i siguroi të hyjë në Librin e Rekordeve të Ginisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat