Rusët ‘zbusin’ Panamerën GT të Porsches

Auto

Rusët ‘zbusin’ Panamerën GT të Porsches

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 07:48
Porsche Panamera GT Edition

Kompania e njohur ruse, TopCar, po vazhdon të merret me modifikimin e veturave të Porsches dhe tani ajo prezanton kreacionin më të fundit të saj të quajtur Porsche Panamera GT Edition.

TopCar, në këtë edicion e ka ‘zbutur’ paksa Panamerën në version GT.

Ashtu siç është pritur, një Panamera e tillë karakterizohet me aerodinamikën nga fibra të karbonit (spoiler i përparmë, pragjet, difuzer i pasmë, etj.), pasqyrat nga fibra të karbonit po ashtu si dhe me rrotat e reja dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave.

Gjithashtu, TopCar për këtë model ofron edhe interier të modifikuar duke përfshirë lëkurë cilësore, pedalet nga alumini dhe tepihët e rinj, të gjitha sipas dëshirës së blerësve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat