BMW M3 i ri bëhet me ndërrues manual të shpejtësive?

Auto

BMW M3 i ri bëhet me ndërrues manual të shpejtësive?

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 14:24
BMW M3

Ndërsa u shfaqën fotot spiunuese të M3 gjatë testimit në Nürburgring, shumë tifozë janë zhgënjyer se modeli i ri i prodhuesit gjerman do të vijë vetëm me ndërrues automatik të transmisionit.

Megjithatë, sipas burimit anonim të BMW Blog nga Munihu, udhëheqësit e gjigantit bavarez vazhdojnë të marrin në konsideratë M3 me një ndërrues manual të shpejtësive.

Nëse kjo ndodh, do të thotë se BMW M3 do të jetë një nga më të rrallë të segmentit sedan sport, e cila vazhdon të ofrojë një transmision manual, në krahasim me Alfa Romeo Giulia QUADRIFOGLIO, Audi S5 dhe të tjerët. 

M3 i ri pritet të vijë me motor me dy cilindra turbo-binjak 3.0-litra me rreth 500 kuaj fuqi. Njësia që do të përdoret nga M4 i ri, si dhe X3 M dhe X4 M do të zëvendësojnë S55 aktual me 450 kuaj fuqi.

Adhuruesit e serisë BMW 3 deri te ardhja e M3, duhet të kënaqen me versionin standard, një model i prezantuar muajin e kaluar në Paris, në dispozicion në variantet 320i, 330i dhe M340 me motorët benzinë, dhe 318d, 320d / 320d Xdrive dhe 330d me motorë dizel. 

Më e fuqishme prej tyre është M340i, i cili zhvillon 401 kuaj fuqi dhe përshpejton nga 0-100 km/h për 4.2 sekonda. BMW M3 pritet të debutojë në vitin 2019, më shumë gjasa në panairin e veturave në Gjenevë, i cili është në program në muajin mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat