Kina po e shkatërron ëndrrën evropiane për automobila elektrikë

Auto

Kina po e shkatërron ëndrrën evropiane për automobila elektrikë

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Evropa i ka dhënë botës disa nga top prodhuesit në automobilizëm, por po humb nga Kina në garën për të definuar të ardhmen e kësaj industrie gjigante.

Kina po del të jetë forca lëvizëse e biznesit të baterive të automobilave elektrikë, që liderët evropianë e shohin si kyç për të ardhmen e industrisë së automobilizmit, që punëson miliona njerëz në kontinentin e vjetër. Megjithatë, tash mund të jetë shumë vonë për Evropën.

“Evropa mund të shohë se si autoprodhuesit e vet pasivisht kalojnë prodhimin në Kinë në të ardhmen”, ka thënë Simone Tagliapietra, një analist i energjisë në “Fondazione Eni Enrico Mattei”, institut me qendër në Milano.

Sipas tij, ky është një rrezik i madh për rajonin që është shtëpi e gjigantëve botërorë si “Volkswagen”, “BMW”, “Mercedes-Benz” e “Renault”. Prodhimi i automobilave elektrikë në Kinë ka kuptim për kompanitë, sepse në këtë treg ka më së shumti klientë dhe ua mundëson shmangien e tarifave të larta për importimin e automobilave. Ajo, po ashtu, i afron fabrikat e prodhuesve të automobilave me kompanitë zinxhirore të baterive, që aktualisht zë rreth 40 për qind të vlerës së automobilave elektrikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat