Mercedes A-Class bëhet me dizel 150 dhe 190 ‘kuaj’, shpenzojnë më pak se BMW

Auto

Mercedes A-Class bëhet me dizel 150 dhe 190 ‘kuaj’, shpenzojnë më pak se BMW

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 13:55
Mercedes A-Class

Mercedes gjerman po zgjeron gradualisht ofertën e vet në klasën e re A, dhe motorët shtesë me naftë kanë ardhur në radhë.

Pas A180d, Mercedes ka prodhuar dy versione më të forta me naftë - A200d dhe A220d me motorë të rinj OM654 që plotësojnë standardet e emetimit të gazit RDE 2, të cilat nuk janë të detyrueshme deri në vitin 2020.

A200d punon me agregat të fuqisë 2.0 litër me 150 kuaj fuqi dhe përshpejton nga 0 deri 100 km/h për 8.1 sekonda me një shpejtësi maksimale prej 220 km/h.

A220d i fuqishëm nga e njëjta njësi 2.0L ka 190 kuaj fuqi dhe përshpejton deri në 100 km/h për 7 sekonda, derisa shpejtësia e tij maksimale është 235 km/h.

Të dyja modelet mund të përdoren vetëm në boshtin e përparmë me një transmetim automatik me tetë shpejtësi. Modelet do të marrin 4MATIC drive në të katër boshtet më vonë. Në Mercedes pretendojnë se konsumi mesatar i të dy modeleve është më i ulët se sa konkurrentët BMW 118d dhe 120d.

Çmimi fillestar A200d është 33.659 euro dhe A220d 36.640 euro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat