Aston Martin mbretëror nuk përdorë karburant, por... verë

Auto

Aston Martin mbretëror nuk përdorë karburant, por... verë

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 14:22
Aston Martin

Princi Charles është adhurues i madh i veturave dhe ka një numër tre shifror makinash në koleksionin e tij, por njëri prej tyre është veçanërisht i shquar.

Aston Martin DB6 Volante, që Princi Çarls e ka gati për 50 vjet, dhe u bë publik në vitin 2011 kuru martua djali më i vjetër i Charles, William dhe Kate Middltone.

Megjithatë, ajo që e bën këtë Aston Martin të veçantë është se përdorë verë.

"Ne zbuluam se mund të shkoj në verën e gjatë të bardhë angleze. Inxhinierët e Aston Martin pranojnë se makina shkon edhe më mirë dhe është më e fuqishme se kur përdor benzinë dhe ka një aromë të mrekullueshme gjatë ngasjes ", tha Princi Charles për BBC.

Image

Ndërkohë, Princi i Uellsit në koleksionin e vet përfshin, ndër të tjera, Audi R8, Jaguar XJ, Jaguar I-Pace elektrik në ngjyrën e kaltër Loire.

Familja mbretërore posedon kryesisht makina të markave britanike si Land Rover dhe Bentley, por edhe Audi, kështu që dukesha e Cambridge, Cate ka A3, Prince Harry S3 dhe dikur kishte në pronësi RS6.

Mbretëresha Elisabeth vozitet me Bentley të blinduar me biokarburant.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat