Ford e ka gjetur mënyrën se si të eliminohet era që mbanë një veturë e re

Auto

Ford e ka gjetur mënyrën se si të eliminohet era që mbanë një veturë e re

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 07:29

Së fundmi, Ford ka aplikuar ta patentojë metodën, që do të shfrytëzojë për të eliminuar aromën që mbajnë veturat e reja.

Kjo funksionin në mënyrën e kundërt, me atë që do të dëshironin klientët ta ndjejnë në veturë sa më gjatë që munden.

Raportet tregojnë se tregu kinez, e ka problem shumë të madh këtë aromë, andaj Ford ka punuar me ekspertët më të mirë kinez, të gjejnë shkaktarët e erës dhe ta eliminojnë njëherë e përgjithmonë.

Sipas patentës kjo shkaktohet prej përbërësve organik të paqëndrueshëm, që lirohen prej lëkurës, plastikës, venilit dhe pjesëve tjera të brendshme. Ngjitësit, shtesat dhe pastrueset e xhamave, po ashtu kontribuojnë në këtë erë.

Hulumtuesit kanë gjetur se këta përbërës lirohen në nxehtësi, kryesisht kur vetura është e parkuar në diell. Zgjidhja për të eliminuar këtë aromë, del të jetë nxehja e veturës më masë të madhe apo “pjekja” derisa të mos ndjehet më.

Derisa procesi i zakonshëm është lënia në diell, ndeja e motorit dhe hapja e dritareve, teknikisht do të punohet me anë të një sistemi që detekton erën dhe e ngroh vet veturën derisa të zhduket era.

Për shkak se ky sensor kërkon softuer special, do të jetë në dispozicion vetëm për makinat e avancuara autonome apo gjysmë autonome.

Sistemi do të përfshihet në të gjitha veturat dhe jo vetëm në ato që janë për Kinë, meqenëse përbërësit që e krijojnë erën, janë të dëmshëm për shëndetin, shkaktojnë marramendje dhe dhimbje koke.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat