Aston Martin fillon testimin e DBX

Auto

Aston Martin fillon testimin e DBX

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 18:54
Aston Martin

Tri vjet e gjysmë që nga futja e konceptit të DBX, Aston Martin ka filluar testimin e modelit të saj të parë SUV.

Edhe pse u njoftua më parë se do të quhet Verakai, Aston Martin i parë SUV do të vazhdojë të jetë nën emërtimin DBX.

Dy shkronjat e para nënkuptojnë një linjë të makinave sportive nga epoka e David Brown, dhe X është për një klasë crossover. Ndryshe nga koncepti, DBX serial ka një dizajn më praktik dhe pesë dyer.

Fotot zyrtare të publikuara nga Aston Martin tregojnë se DBX ka shumë linja të përbashkëta me modelet e mëparshme sportive Vantage, DB11 dhe DBS Superleggera.     

Nuk është ende e sigurt se ku DBX do të pozicionohet saktësisht, qoftë me Jaguar F-Pace dhe Maserati Levante, ose në krye të klasës me Bentley Bentayg, Lamborghini Urus dhe Ferrari SUV të ardhshëm.

Sidoqoftë, Aston Martin nuk do të fillojë prodhimin e DBX për të paktën edhe një vit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat