Land Rover paralajmëron Evoque të ri

Auto

Land Rover paralajmëron Evoque të ri

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 19:04
Land Rover

Land Rover më 2015 njoftoi për një seri të skulpturës me tela në madhësi të automjeteve, dhe tash ka paralajmëruar edhe premierën e modelit të dytë të gjeneratës Evoque.

Maketet prej teli me madhësi natyrore ofrojnë një pasqyrë në hartimin e jashtëm të makinës së ardhshme, e cila padyshim që do të jetë evolutive krahasuar me modelin aktual. Tani për tani, dihet se gjenerata e re do të bazohet në një platformë të zgjeruar mekanike të modelit ekzistues.

Pritet që crossover i ri do të ketë distancë më të madhe mes boshteve dhe të jetë pak më i gjerë se sa tani, kështu që pasagjerët të kenë më shumë hapësirë në kabinë.

Makina do të ketë motorë benzinë dhe dizel me 4 cilindra, dhe spekulohet edhe për versionin hibrid me një motor me tre cilindra 1.5 benzinë dhe motor elektrik.

Evoque e parë është shitur në më shumë se 750,000 kopje që nga debutimi në vitin 2011, kështu që brezi i ardhshëm do të ketë detyrën të vazhdojë me paraardhësin e tij.

Range Rover Evoque për 2019 do të ketë premierë botërore më 22 nëntor në Londër, kur do të publikohen fotografitë dhe detajet teknike të kësaj makine.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat