Mustangu klasik bëhet elektrik

Auto

Mustangu klasik bëhet elektrik

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 08:34
Ford Mustang

Kompania Charge Automotive nga Britania e Madhe ka vendosur që të elektrifikojë modelet klasike amerikane.

I pari në radhë është Ford Mustang, natyrisht karroceria e tij është e re, e punuar në bazë të licencës, si dhe sistemi i tërheqjes i këtij modeli tani është në të gjitha rrotat.

Charge Automotive planifikon që të prodhojë një seri të kufizuar prej 499 Mustangët e tillë, të cilët do të kenë motor elektrik me kapacitet prej 300 kW/408 kuajfuqi, ku shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 3,09 sekonda. Po ashtu, sa i përket çmimit, Mustangu i tillë me një dizajn shumë të bukur, kushton 230,000 euro.

Kohëve të fundit, shumica e veturave klasike janë duke u elektrifikuar, si për shembull Jaguar E-Type, i cili është elektrifikuar për martesën mbretërore nga Rimac Automobile.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat