Doli nga dhoma ku po qëndronte i karantinuar, pas 8 sekondash burri në Tajvan gjobitet me 3,500 dollarë

Azia

Doli nga dhoma ku po qëndronte i karantinuar, pas 8 sekondash burri në Tajvan gjobitet me 3,500 dollarë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Autoritetet tajvaneze e kanë gjobitur një burrë me 3,500 dollarë pasi theu rregulloret e karantinës për vetëm tetë sekonda.

Sipas CNN, burri një punëtor migrant nga Filipinet, ishte në karantinë në një hotel në Kaohsiung City kur doli për pak kohë nga dhoma e tij për në corridor.

Burri u kap nga stafi i hotelit pas pamjeve nga kamerat e sigurisë, derisa ekipi kontaktoi Departamentin e Shëndetësisë, njoftoi Agjencia e Qendrore e Lajmeve në Tajvan (CNA).

Departamenti i e gjobiti atë me rreth 3,500 dollarë për thyerjen e rregullave.

Sipas rregullave të karantinës në Tajvan njerëzit nuk lejohen të largohen nga dhomat e tyre, pa marrë parasysh për sa kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat