Kriza në Jemen, familjet kthehen në shpella për shkak të luftës

Azia

Kriza në Jemen, familjet kthehen në shpella për shkak të luftës

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:44
Jemen

Që prej pranverës arabe të dekadës së shkuar, Republika e Jemenit është kthyer në një zonë konflikti mes grupeve militante dhe shteteve të huaja.

Përveç tragjedisë njerëzore me gati 100 mijë viktima lufte, vlerësohet se 80 për qind e popullit vuan nga kequshqyerja, dhe 10 milionë konsiderohen një hap larg zisë së bukës.

Minoriteti “Muhamashin” është më i varfri në shoqërinë jemene.

12 familje të këtij grupi të margjinalizuar i janë rikthyer shpellave pasi lufta i zhvendosi nga vendbanimet.

Abdullah Hasan: Në këtë zonë, nuk gjen shtëpi, mbulesa, veshje apo ushqim. Nuk gjen as ujë për të pirë, vetëm ujë lugine.”

Rawiah Saei: Fëmijëve u jap drekën dhe darkën në mesditë. Ushqimin ua kërkoj gjithmonë të tjerëve. Burri im paguhet me raste, sjell ndonjë kile oriz. Na zë gjumi të uritur dhe gjithë ditën e kalojmë duke gjetur ujë.

Konflikti në Jemen shihet si një kryengritje për pushtet mes Iranit dhe Arabisë Saudite, dhe vendet e Gjirit akuzojnë shtetin iranian se po mbështet grupet rebele hute si financiarisht, edhe ushtarakisht kundër qeverisë jemene të njohur ndërkombëtarisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat