Kina dhe Japoni do të forcojnë “komunikimin në sektorin e mbrojtjes”

Azia

Kina dhe Japoni do të forcojnë “komunikimin në sektorin e mbrojtjes”

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Kina dhe Japonia janë dakorduar të forcojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes, njoftuan të dy vendet.

Në një video-konferencë, ministri kinez i Mbrojtjes, Wei Fenghe, bisedoi me homologun e tij japonez, Nobuo Kishi, duke arritur një konsensus që të dy ministritë e mbrojtjes duhet të mbajnë shkëmbimet midis zyrtarëve të rangut më të lartë dhe “bashkëpunimin pragmatik”.

Një deklaratë zyrtare nga Pekini thuhet se Wei theksoi nevojën për të shpejtuar përpjekjet për të krijuar një mekanizëm ndërlidhës detar dhe ajror drejt ndërtimit të “marrëdhënieve konstruktive bilaterale të sigurisë”.

Wei tha se Kina është “e determinuar të mbrojë sovranitetin e saj territorial dhe të drejtat detare në lidhje me çështjet e Detit të Kinës Lindore dhe Ishujve Diaoyu”.

“Të dy palët duhet të përqendrohen në fotografinë e madhe, përmes komunikimit dhe negociatave të mëtejshme për të shpërndarë siç duhet divergjencat,” shtoi ai.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, Kishi shprehu “shqetësim” në lidhje me tensionet mbi Ishujt Senkaku të administruar nga japonezët.

Pekini pretendon ishujt, të cilët ai i quan Diaoyu, dhe rregullisht dërgon anijet e tij luftarake në ujërat përreth.

“Fuqimisht kërkova që të mos ndërmerren veprime që mund të përshkallëzojnë situatën”, tha Kishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat