Tajlanda pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Azia

Tajlanda pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Më: 12 mars 2021 Në ora: 08:56
Ilustrim

Tajlanda ka pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të raporteve se kjo e fundit ka shkaktuar mpiksje gjaku të një numër pacientësh.

Danimarka, Islanda, Norvegjia dhe Italia kanë pezulluar vaksinat pasi një person i cili u vaksinua humbi jetën nga mpiksja e gjakut. Në një konferencë shtypi të ministrisë së shëndetësisë, Prasit Watanapa, konfirmoi se për momentin vaksinat nga AstraZeneca janë pezulluar deri në përfundimin e hetimeve.

Kanadaja, Australia dhe Meksika thanë se nuk do të ndërprisnin furnizimin.

Agjencia Europiane e Barnave tha se nuk kishte asnjë provë të një lidhjeje midis ngjarjeve që kishin ndodhur dhe vaksinës duke theksuar se “përfitimet e vaksinës aktualisht ende tejkalojnë rreziqet”.

Agjensia u bëri thirrje vendeve të vazhdojnë me fushatat e tyre të vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat