10 të vdekur dhe qindra të lënduar nga stuhia e erës në Kinë

Azia

10 të vdekur dhe qindra të lënduar nga stuhia e erës në Kinë

Më: 15 maj 2021 Në ora: 17:05
Pamje nga Kina

Dhjetë persona humbën jetën dhe 367 u lënduan si rezultat i një stuhie të fortë ere që preku rajonet qendrore dhe lindore të Kinës.

Autoritetet njoftuan se në orën 19:00 me kohën lokale dje, një tornado ndodhi në Shengzee të provincës Jiangsu dhe në 20:40 në Wuhan, kryeqytetin e provincës Hubei.

Në Wuhan, gjashtë njerëz humbën jetën dhe 218 u lënduan për shkak të tornados, e cila arrit shpejtësi prej 86 kilometrash në orë.

Stuhia rrënoi 27 shtëpi në Wuhan, kurse 130 të tjera pësuan dëme të mëdha.

Po ashtu, mbi 26 mijë shtëpi në qytet kanë mbetur pa energji elektrike pas dëmtimit të rrjetit të furnizimit.

Ndërkaq, në Shengze, tornadoja ka shkaktuar katër të vdekur dhe 149 të lënduar.

Në qytet janë dëmtuar një numër i madh fabrikash dhe ka pasur ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike.

Ekipet e emergjencës në dy rajonet kanë nisur aktivitetet e pastrimit të rrënojave dhe rrugëve, si dhe ato të ofrimit të ndihmës së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat