Një epidemi tjetër në Indi, sëmundja e ‘kërpudhave të zeza’ është e lidhur me COVID-19

Azia

Një epidemi tjetër në Indi, sëmundja e ‘kërpudhave të zeza’ është e lidhur me COVID-19

Më: 23 maj 2021 Në ora: 00:10
Foto ilustrim

Shtetet në mbarë Indinë kanë filluar të deklarojnë epideminë e “kërpudhave të zeza”, derisa rastet e infeksionit fatal të rrallë po rriten tek pacientët që po shërohen nga Covid-19.

Sëmundja e kërpudhave, e quajtur mukormikozë, ka një normë vdekshmërie prej 50%. Ndikon tek pacientët fillimisht në hundë, por kërpudhat pastaj mund të përhapen në tru dhe shpesh mund të kurohen vetëm me operacion të madh, duke hequr syrin ose pjesën e kafkës dhe nofullës, raporton The Guardian.

Njihet si sëmundje e rrallë, por më shumë se 7,200 njerëz në Indi tani janë raportuar me mukormikozë dhe 219 prej tyre kanë humbur jetën si pasojë.

Rritja e infeksioneve të kërpudhave të zeza, kryesisht në pacientët që paten komplikime nga Covid-19, ka qenë e lidhur me një përdorim të tepërt të steroideve në trajtimin e koronavirusit, i cili mund të kompromentojë në mënyrë akute sistemin imunitar nëse merret për një periudhë të gjatë.

Incidenca e lartë e diabetit në Indi është një faktor tjetër. India ka nivelin e dytë më të lartë të diabetit në botë.

Sëmundja shkaktohet nga sporet e kërpudhave që gjenden në tokë dhe lëndët organike, zakonisht që thithen nga njerëzit përmes frymëmarrjes. Myku futet në trup dhe pastaj shfaqet rreth hundës dhe rrathëve të syve, duke bërë që hunda të nxihet dhe nëse nuk ndërhyhet, lëvizë fatalisht në tru. Individët e shëndetshëm zakonisht mposhtin kërpudhat, por mund të përhapen shpejt tek ata me imunitet të dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat