‘Uji aq toksik në Liban, saqë mund të djegin sytë’

Azia

‘Uji aq toksik në Liban, saqë mund të djegin sytë’

Më: 23 maj 2021 Në ora: 09:22
Liban

Është vendi me më së shumti lagështi në Lindjen e Mesme, por uji nuk është i pijshëm për arsye të papastërtisë.

Sipas banorëve të Libanit, ky ujë është i dëmshëm edhe për pastrim.

“Nëse pastroni fytyrën me këta ujë, sytë do të ju djegin”, thotë një banor.

Furnizimi me ujë në Liban është keq-menaxhuar rëndë, madje edhe uji që del nga rubineti është shumë i papastër, saqë edhe prindërve u duhet që foshnjat t’i pastrojnë me ujë të blerë, raporton BBC.

Nemo është foshnje e një qifti libanez që u emërua pas filmit të animuar me peshkun Nemo. Ai ka një sëmundje të rrallë të lëkurës dhe nuk duhet asnjë baktere t’i futet në trupin e tij, gjë që është jashtëzakonisht e vështirë për çiftin që problemin kryesor e kanë me ujin e papastër.

Vetëm për ujë ky qift shpenzon rreth 30 për qind të pagës mujore.

Në të gjithë Bejrutin më shumë se 1,5 milion njerëz vuajnë nga mungesa serioze e ujit.

Një nga zonat më me mungesë të ujit është kampi palestinian. Njerëzit e kësaj zone e blejnë ujin për pije, gatim, madje edhe për tu pastruar.

Meqenëse uji libanez rrjedh nga malet, ata janë përpjekur për shumë dekada të ndërtojnë një digë e cila supozohet që do të rrisë furnizimin me ujë. Plan ky i ndaluar në vitin 2020 me tërheqje të fondeve furnizuese, pasi demonstruesit thanë se kjo do të ishte një katastrofë mjedisore.

Për shumë protestues, ndërtimi i një dige ishte vetëm korruptim i qeverisë dhe se kjo ishte vetëm në të mirë të tyre dhe jo banorëve libanezë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat