Detaje për rrëzimin e avionit me 85 persona në bord, 17 viktima deri tani

Azia

Detaje për rrëzimin e avionit me 85 persona në bord, 17 viktima deri tani

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 09:04
Filipine

(E plotësuar 09:30) - Një aeroplan i Forcave Ajrore të Filipineve me 85 ushtarë në bord u rrëzua në ishullin jugor të Jolo-s këtë të dielë. Të paktën 17 njerëz janë gjetur të pajetë deri në këto momente, ndërkoë që numri i tyre mund të rritet.

Kreu i forcave të armatosura Filipine, gjenerali Cirilito Sobejana, tha se aeroplani u rrëzua afër një fshati të quajtur Bangkal në qytetin Patikul, një bastion i grupit militant mysliman i njohur si Abu Sayyaf, teksa po përpiqej të ulej në pistë. Sobejana bëri me dije se 40 njerëz janë shpëtuar deri tani.

“Ne po bëjmë përpjekjet tona më të mira për të shpëtuar pasagjerët, komandantët tanë tokësorë janë tashmë atje,” tha Gjenerali Sobejana.

Image

“Ata po përpiqen të bëjnë më të mirën për të shuar zjarrin. Deri më tani kemi 40 njerëz të shpëtuar që po marrin shërbimin shëndetësor”, përfundoi ai.

***

Një avion ushtarak i Filipineve me të paktën 85 persona në bord është përplasur në jug të shtetit, kanë bërë të ditur autoritetet ushtarake.

Deri më tani, janë shpëtuar më shumë se 40 persona, të cilët janë dërguar në spital për trajtim, ka njoftuar komandanti i forcave ushtarake, Cirilito Sobejana.

Raportohet se treni C130, po përpiqej të ateronte në provincën Jolo në Sulu, kur e ka devijuar pistën, ndërkohë shtatëmbëdhjetë trupa thuhet se janë gjetur nga vendi i rrëzimit në Patikul.

Zjarr i madh dhe tym thuhet se është parë në vendin ku është përplasur avioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat