“Kam frikë për motra e mia dhe prindërit”, përkthyesi afgan flet për tmerrin në Kabul

Azia

“Kam frikë për motra e mia dhe prindërit”, përkthyesi afgan flet për tmerrin në Kabul

Nga: G.B Më: 17 gusht 2021 Në ora: 11:57
Përkthyesi afgan

Një ish - përkthyes për forcat britanike ka thënë për BBC për frikën e tij për të afërmit e tij që janë ende në Afganistan pasi talibanët morën kontrollin e kryeqytetit Kabul, përcjell Bota sot.

"Ali", i cili punoi si përkthyes për Mbretërinë e Bashkuar dhe u zhvendos pesë vjet më parë, foli për mosbesimin e tij ndaj asaj që kishte ndodhur.

 “Jemi zemërthyer. Nuk kemi fjalë për ta përshkruar këtë që po ndodhë por nuk e kemi pritur këtë ditë, që gjithçka që kemi arritur deri tani, që ka arritur shteti, të pastrohet brenda 24 orëve”, tha ai.

“Jam i brengosur për prindërit e mi, veçanërisht për sigurinë e motrave të mia, ato janë të reja, gjithçka mund të ndodhë, pritet gjithçka, të rrëmbehen, të vriten. Është kaos total. Ato janë të reja, njëra sapo ka përfunduar shkollën e mesme dhe tjetra ka diplomuar në drejtësi. Ato kanë shpresuar për ditë më të mira në Afganistan”, u shpreh ai./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat