Forcat izraelite vrasin një 15 vjeçar palestinez

Azia

Forcat izraelite vrasin një 15 vjeçar palestinez

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 10:33
Foto

Një palestinez 15 vjeçar është vrarë nga të shtënat izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar derisa forcat izraelite sulmuan një kamp refugjatësh afër Nablus.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se Imad Khaled Saleh Hashash vdiq të martën pasi kishte marrë një plagë në kokë nga arma e zjarrit në kampin e refugjatëve në Balata.

Ushtria izraelite tha se kreu një operacion gjatë natës në kamp për të kapur “një të dyshuar”.

Hamasi, grupi që drejton Rripin e Gazës, lëshoi një deklaratë ngushëlluese për vdekjen e Hashash, raportuan mediat palestineze. Hamasi gjithashtu përgëzoi palestinezët në kampin Balata për rezistimin kundër forcave izraelite gjatë sulmit, shkruan Al Jazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat