Foshnja afgane lind në aeroplan, e ëma po evakuohej nga Kabuli drejt Anglisë

Azia

Foshnja afgane lind në aeroplan, e ëma po evakuohej nga Kabuli drejt Anglisë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Një fluturim evakuimi nga Afganistani ka zbarkuar në Mbretërinë e Bashkuar, të shtunën, me një pasagjer shtesë, pasi  një nënë afgane lindi foshnjën, në ajër, kanë raportuar mediat turke.

Kur thirrja për ndihmë “A ndodhet ndonjë mjek në aeroplan?” mbeti pa përgjigje, stafi i Turkish Airlines ndihmoi 26-vjeçaren, Soman Noori, të lindte vajzën në lartësinë 30 mijë metra, ka thënë Agjencia e Lajmeve Demiroren.

Soman, një shtetase afgane dhe burri i saj, 30 vjeç, ishin evakuuar nga Kabuli në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, nga ku ata kishin kapur një fluturim për në Birmingham.

Menjëherë pasi aeroplani u ngrit të premten në mbrëmje, dhimbjet e lindjes të Soman filluan dhe anëtarët e ekuipazhit ndërhynë për të lindur fëmijën e tretë të çiftit.

Fluturimi u ul në Kuvajt si masë paraprake dhe nëna dhe foshnja u konsideruan mjaft të shëndetshme për të vazhduar në Mbretërinë e Bashkuar.

Vajza u quajt Havva, që në anglisht përkthehet si Eva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat