Talibanët vrasin përkthyesin e amerikanëve dhe e varin në helikopter

Azia

Talibanët vrasin përkthyesin e amerikanëve dhe e varin në helikopter

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 00:04
Pamje nga videoja

Një video horror nga Afganistan ka pushtuar faqet e mediave ndërkombëtare.

Në video  shfaqet një burrë i varur në një helikopter “Black Hawk” që lëviz përreth Kabulit.

Sipas raportimeve, dyshohet se viktima është një përkthyes i amerikanëve dhe se veprimi i talibanëve është për të trembur të gjithë kundërshtarët dhe bashkëpunëtorët e të huajve se do të kenë fatin e tij.

Më herët u raportua se talibanët kishin nisur një ofensivë për të gjetur të gjithë personat që kishin punuar për trupat e huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat