Sulm i armatosur në Jerusalem, qëllohet me armë autobusi – plagosen tetë izraelitë

Azia

Sulm i armatosur në Jerusalem, qëllohet me armë autobusi – plagosen tetë izraelitë

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Në një sulm të armatosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në pjesën e qytetit të vjetër të Jerusalemit janë plagosur tetë izraelitë, përfshirë dy që janë në gjendje të rëndë, kanë njoftuar nga një spital në Izrael.

Sulmuesi është dorëzuar në polici, por nuk janë dhënë detaje për identitetin e tij, megjithatë besohet se sulmin e ka kryer një palestinez.

Ai ka shtënë me armë mbi autobusin që ishte ndalur në një parking pranë Murit të Vajtimit, që konsiderohet si një prej vendeve më të shenja ku hebrenjtë luten.

E policia izraelite ka njoftuar se ka dërguar forca të shumta të policisë në vendin ku ka ndodhur krimi, kurse shumë prej tyre janë future në lagjen më të afërt që banohet nga palestinezët për ta kërkuar sulmuesin e cili disa momente më pas ishte dorëzuar.

Në gjendje të rëndë është një shtatzënë që ka pësuar lëndime në bark, kurse një burrë është qëlluar në kokë.

Sulmi i armatosur ka ndodhur një javë pasi i dhënë fund dhunës treditore mes Izraelit dhe ekstremistëve palestineze në Rripin e Gazës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat