​Tjetër foshnje 1 vjeçare dhe nëna nxirren të gjalla nga rrënojat

Azia

​Tjetër foshnje 1 vjeçare dhe nëna nxirren të gjalla nga rrënojat

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 16:36
Foshnja

Ekipet e shpëtimit nxorën të gjalla një foshnjë 1-vjeçare dhe nënën e saj nga rrënojat sot, më shumë se tri ditë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë jugore, raporton Anadolu.

Rahaf dhe nëna e saj Ela Hamoko, 30 vjeçe, me origjinë siriane, u shpëtuan në provincën Kahramanmarash pasi ishin të bllokuar për 81 orë.

Të paktën 16.170 njerëz kanë humbur jetën dhe 64.194 janë lënduar nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore të hënën.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën jugore Kahramanmarash, u ndjenë nga 13 milionë njerëz në dhjetë provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat