Foshnja e lindur nën rrënoja në Siri u zhvendos nga spitali, dikush donte ta rrëmbente atë

Azia

Foshnja e lindur nën rrënoja në Siri u zhvendos nga spitali, dikush donte ta rrëmbente atë

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 00:58
Aya

Një foshnjë siriane e lindur nën rrënoja, e gjithë familja e së cilës u vra në tërmetin shkatërrues të javës së kaluar, është zhvendosur në vend të sigurt nga zyrtarët shëndetësorë.

Sekretariati i Shëndetësisë në rajonin e Afrinit ka marrë masa paraprake për të mbrojtur vajzën Aya nga rrëmbimi i mundshëm apo mashtrimi i birësimit, shkruan BBC.

Një incident ka ndodhur në spital

Të hënën, pati një incident në një spital ku po kujdesej një foshnjë, në një rajon të kontrolluar nga rebelët. Tekniku mjekësor dyshohet se e ka rrahur shefin me dy persona të armatosur.

Ministri i Shëndetësisë, Ahmad Haj Hasan, ka mohuar akuzat që janë shfaqur në rrjetet sociale se bëhet fjalë për një tentativë për rrëmbimin e vajzës.

"Akuzat për rrëmbim janë një keqkuptim. Kjo është një çështje e brendshme në spital dhe nuk ka të bëjë me foshnjën," tha Haj Hasan për BBC.

Mijëra u ofruan për të adoptuar Aya

Mijëra njerëz u ofruan për birësimin e foshnjës javën e kaluar, dhe historia e saj u pasqyrua nga media të shumta vendase dhe ndërkombëtare. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë është e vendosur të vendosë në plan të parë mirëqenien e saj dhe të vazhdojë me kujdes procesin e birësimit.

Nëna e Aya-s lindi menjëherë pasi shtëpia e tyre familjare në qytetin e Jindires u shkatërrua nga një tërmet me magnitudë 7.8 ballë.

Nëna vdiq pas lindjes dhe Aya ishte ende e lidhur me kordonin e kërthizës kur shpëtimtarët e gjetën atë. Si pasojë e tërmetit vdiqën edhe babai i Ayas, katër vëllezërit dhe një hallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat