Kryeministri i Japonisë vendos kurorë me lule në varrin masiv në Ukrainë, derisa Xi takohet me Putinin

Azia

Kryeministri i Japonisë vendos kurorë me lule në varrin masiv në Ukrainë, derisa Xi takohet me Putinin

Më: 21 mars 2023 Në ora: 16:43
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka vizituar një kishë në Bucha, një qytet jashtë Kievit që u bë simbol i mizorive ruse kundër civilëve. Ai vendosi lule n kishë dhe bëri nderimet e tij për viktimat.

“Jam i indinjuar nga mizoria. Unë përfaqësoj qytetarët japonezë për të shprehur ngushëllimet e mia për ata që humbën jetën”, citohet të ketë thënë ai.

Ambasadori i ShBA-së në Japoni, Rahm Emanuel, postoi në Tëitter për “dy partneritete shumë të ndryshme europiano-paqësor”, që u shpalosën të martën.

“Kishida qëndron me lirinë dhe Xi qëndron me një kriminel lufte”, shtoi Emanuel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat