Japonia goditet nga një tërmet me magnitudë 6.2 rihter

Azia

Japonia goditet nga një tërmet me magnitudë 6.2 rihter

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 6.2 rihter e ka goditur sot shtetin e Japonisë.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë tërmeti ishte me thellësi prej 140 kilometra.

Tërmeti ndodhi në pjesën veriore në Hokkaido.

Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e qytetit Urakawa, tha agjencia, duke shtuar se ndonjë  paralajmërim për cunami nuk ishte lëshuar, shkruan JapanTimes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat