Në vend të peshkut, peshkatari tunizian gjen trup foshnje

Azia

Në vend të peshkut, peshkatari tunizian gjen trup foshnje

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 16:01
Ilustrim

Ndërsa numri i emigrantëve që përpiqen të arrijnë në Evropë rritet, po rritet edhe numri i vdekjeve në Mesdhe.

Ndërsa zyrtarët e Bashkimit Evropian përpiqen të frenojnë eksodin, gjendja e vështirë e atyre që ikin nga varfëria dhe persekutimi po lë gjurmën e saj tragjike në brigjet e Tunizisë.

Peshkatari Oussama Dabbebi në vend që të kap peshq, ndonjëherë kap trupa të pajetë
.
"Herën e parë që u frikësova, pastaj hap pas hapi u mësova me të. Tani të nxjerr një trup të pajetë nga rrjeta ime është si të nxjerr një peshk- tha Peshkatari 30-vjeçar.

Sapo gjeta trupin e një fëmije. Unë qava. Për të rriturit është ndryshe sepse ata kanë jetuar. Por foshnja nuk ka parë asgjë në jetë"- kishte lajmëruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat