Kim Jong Un shfaqet në publik, feston 75-vjetorin e Pavarësisë së Koresë së Veriut

Azia

Kim Jong Un shfaqet në publik, feston 75-vjetorin e Pavarësisë së Koresë së Veriut

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 13:53
Kim Jong Un

Presidenti i Koresë së Veriut Kim Jong Un mori pjesë në 75-vjetorin e ditës së Pavarësisë së Republikës Popullore Demokratike të Koresë të shtunën. Mediat njoftuan se udhëheqësi i Koresë së Veriut së shpejti do të niset për një vizitë zyrtare ne Rusi.

Në videon e transmetuar nga televizioni shtetëror i Koresë së Veriut KRT, pjesëmarrësit u panë duke duartrokitur Kim Jong Un pasi ai mbërriti pranë monumentit ku prehen babai dhe gjyshi i tij.

Gjatë fjalës Kim Jong lavdëroi popullin e tij duke thënë se “çështjet shtetërore i vendosin mbi ato familjare në ditët e mira ose të këqija”.

Kim pritet të udhëtoje në qytetin e largët lindor të Rusisë, Vladivostok për të takuar Presidentin Vladimir Putin ku do të diskutojnë për furnizimin e Rusisë me armë në luftën e saj kundër Ukrainës si dhe për bashkëpunime të tjera ushtarake.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi më herët se shtator se Koreja e Veriut do ta “paguajë shtrenjtë” nëse e furnizon Rusinë me armatim për luftën e saj në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat