LIVE: Dalin pamjet sesi militantët e Hamasit ishin futur në Izrael - Vritet gruaja e parë dhe e vetme në byronë politike të Hamasit

Azia

LIVE: Dalin pamjet sesi militantët e Hamasit ishin futur në Izrael - Vritet gruaja e parë dhe e vetme në byronë politike të Hamasit

Nga: Bota sot Më: 19 tetor 2023 Në ora: 06:09 Përditësuar në ora: 07:12 më 19.10.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Jashtëm rus thotë se rreziku serioz i Gazës shkakton konflikt rajonal

Nga: A.Sh

Sergej Lavrov thotë se ekziston një rrezik serioz që konflikti i Gazës të bëhet rajonal, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

Ministri i Jashtëm rus tha gjithashtu se përpjekjet për të fajësuar Iranin për konfliktin e Gazës ishin provokime, sipas raportit të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Video tregon përleshjen e demonstruesve me policinë pranë ambasadës amerikane në Liban

Nga: A.Sh

Një video e postuar nga Al Jazeera Arabic në X, dikur Twitter, tregon forcat libaneze të sigurisë, me mjete të plota trazirash, të përfshira në një betejë vrapuese me protestuesit në afërsi të Ambasadës së SHBA-së në Liban të mërkurën.

Kjo ishte mes protestave për bombardimin vdekjeprurës të Spitali Arab al-Ahli në Gaza.

 

Rishi Sunak viziton Izraelin të enjten, takim me kryeministrin dhe presidentin izraelit

Kryeministri britanik, Rishi Sunak do të mbërrijë të enjten në Izrael për t’u takuar me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin izraelit, Isaac Herzog.

Sunak do të ndajë ngushëllimet e tij për humbjen e jetëve në Izrael dhe Gaza, tha përmes një deklarate zyra e tij dhe paralajmëroi kundër përshkallëzimit të mëtejshëm në rajon, shkruan Al Jazeera.

Ai do të kërkojë gjithashtu hapjen e një rruge për të lejuar ndihmën humanitare në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur dhe për t’u mundësuar shtetasve britanikë të bllokuar në enklavën e rrethuar palestineze të largohen.

“Çdo vdekje civilësh është një tragjedi. Dhe shumë jetë janë humbur pas aktit të tmerrshëm të terrorit të Hamasit”, thuhet në deklaratë.

Pamje në kufirin Gaza-Egjipt

Nga: A.Sh

Turma njerëzish në Gaza janë zhvendosur në pjesën më jugore të Rripit të Gazës, ku ndodhet kalimi Rafah me kufirin me Egjiptin, pasi ata u paralajmëruan të evakuoheshin përpara një pushtimi tokësor të pritshëm izraelit.

Egjipti ka rënë dakord të hapë vendkalimin për dërgimin e ndihmave në Gaza - kjo mund të ndodhë deri të premten më herët - por nuk është përmendur që njerëzit të lejohen të largohen.

Image

Demonstrata në Greqi

Nga: A.Sh

Një tubim pro-izraelit është mbajtur jashtë ambasadës izraelite në Athinë.

Disa mbanin pankarta me fotografi të izraelitëve që besohet se ishin rrëmbyer nga Hamasi dhe mbaheshin në Gaza.

Disa orë më vonë policia hodhi gaz lotsjellës ndërsa rreth 10,000 protestues pro-palestinez u përpoqën të avanconin drejt ambasadës izraelite.

Turqia proteston

Nga: A.Sh

Demonstruesit pro-palestinez janë përpjekur të sulmojnë konsullatën izraelite në Stamboll.

Fishekzjarrë dhe flakë zjarri u qëlluan në ndërtesë dhe pankartat me flamurin izraelit u dogjën.

Një grup tjetër u mblodh jashtë konsullatës amerikane duke denoncuar mbështetjen e Amerikës për Izraelin.

Të shtëna fatale në Bregun Perëndimor

Nga: A.Sh

Një palestinez është vrarë nga forcat izraelite në fshatin Budrus në Bregun Perëndimor, ka thënë agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.

WAFA tha se Gebriel Awad u qëllua për vdekje pasi trupat sulmuan fshatin në orët e hershme të së enjtes.

Një tjetër burrë ka mbetur i plagosur.

Sulme me dronë ndaj trupave amerikane në Irak

Forcat e koalicionit në Irak pësuan dëmtime të lehta pas një serie sulmesh me dronë gjatë 24 orëve të fundit kundër bazave amerikane, mes shtimit të tensioneve rajonale pas shpërthimit vdekjeprurës në një spital në Gaza.

Dy dronë vunë në shënjestër bazën ajrore al Asad në Irakun perëndimor, të përdorur nga forcat amerikane, dhe një dron goditi një bazë në Irakun verior, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Associated Press. Zyrtari amerikan foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për sulmet.

Forcat amerikane i gjurmuan të tre sulmet me dronë, duke shkatërruar dy prej dronëve dhe dëmtuar të tretin, i cili shkaktoi dëmtime të lehta mes forcave të koalicionit në bazën perëndimore, sipas një deklarate të ushtrisë amerikane.

“Në këto momente alarmate, po vëzhgojmë me vigjilencë situatën në Irak dhe rajon. Forcat amerikane do të mbrojnë forcat e koalicionit kundër çdo kërcënimi”, tha Komanda Qendrore përmes një deklarate.

Grupe të armatosura të mbështetura nga Irani kanë kërcënuar se do të sulmojnë objektet amerikane në Irak për shkak të mbështetjes së Uashingtonit për Izraelin.

Rezistenca Islamike në Irak, një organizatë ombrellë e grupeve të armatosura të mbështetura nga Irani, lëshoi një deklaratë duke marrë përgjegjësinë për dy sulmet dhe duke paralajmëruar më shumë operacione kundër pushtimit amerikan, siç u shpreh ajo./VOA

Egjipti kundërshton zhvendosjen e palestinezëve në Sinai

Presidenti Abdel Fattah al-Sisi tha të mërkurën se Egjipti do të refuzojë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve në Sinai, duke shtuar se çdo lëvizje e tillë do ta kthente gadishullin egjiptian në një bazë për sulme kundër Izraelit.

Rripi i Gazës është nën kontrollin e Izraelit dhe palestinezët mund të zhvendosen në shkretëtirën izraelite të Negevit “derisa të pëfundojë aksioni kundër militantëve”, tha zoti Sisi gjatë një konference shtypi me Kancelarin gjerman Olaf Scholz në Kajro.

Kufiri midis Gadishullit Sinai të Egjiptit dhe Rripit të Gazës është rruga e vetme e kalimit nga territori palestinez që nuk kontrollohet nga Izraeli.

Forcat izraelite kanë rrethuar Gazën ndërsa po zhvillojnë një fushatë bombardimesh ndaj enklavës së kontrolluar nga Hamasi, pasi militantët vranë rreth 1400 izraelitë mbi një javë më parë gjatë një sulmi të befasishëm.

Objektivi i Izraelit për të shkatërruar Hamasin ka shtuar frikën se rreth 2 milionë banorët e Gazës do të detyrohen të zhvendosen drejt jugut në Sinai.

“Ajo që po ndodh tani në Gaza është një përpjekje për të detyruar banorët të migrojnë në Egjipt, gjë që nuk duhet pranuar”, tha zoti Sisi. “Egjipti kundërshton çdo përpjekje për të zgjidhur çështjen palestineze me mjete ushtarake ose përmes zhvendosjes së detyruar të palestinezëve nga toka e tyre, e cila do të vinte në kurriz të vendeve të rajonit”, tha ai.

Zoti Sisi tha se populli egjiptian do të dalë në protesta kundër zhvendosjes së banorëve të Gazës në Sinai, nëse kërkohet një gjë e tillë.

Jordania, e cila ndan një kufi me Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe strehoi shumicën e palestinezëve që u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre pas krijimit të shtetit të Izraelit, gjithashtu ka paralajmëruar kundër dëbimit të palestinezëve nga toka e tyre./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat