India dërgon 38.5 tonë ndihma humanitare në Gaza

Azia

India dërgon 38.5 tonë ndihma humanitare në Gaza

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

India ka dërguar 38.5 tonë ndihma humanitare në rajonin Sinai të Egjipit, për civilët palestinezë nga Rripi i Gazës.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Jashtme, raporton Aljazeera.

“Një aeroplan transporti i forcave ajrore indiane Boeing C-17 që mbante gati 6,5 tonë ndihma mjekësore dhe 32 tonë material ndihmash për popullin e Palestinës, u nis të dielën për në aeroportin El Arish të Egjiptit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Arindam Bagchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat