Familjarët e personave që mbahen peng nga Hamasi: Protestë nëse nuk na takon Netanyahu

Azia

Familjarët e personave që mbahen peng nga Hamasi: Protestë nëse nuk na takon Netanyahu

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 12:25
Benjamin Netanyahu

Familjet e personave të cilët po mbahen peng në Gaza nga Hamasi, kanë paralajmëruar se do të fillojnë të protestojnë nëse kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant nuk takohen me ta të shtunën.

Një zëdhënës i familjeve tha se ata planifikojnë të mblidhen në një shesh qendror në Tel Aviv, shkruan Al Jazeera.

Ata dëshirojnë takimin për shkak të shqetësimit të shtuar për të dashurit e tyre pasi Izraeli i shtoi sulmet në Gaza brenda natës.

Pretendimi i ushtrisë se po synon infrastrukturën nëntokësore ka nxitur frikën mes familjeve për pengjet që mban Hamasi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat